Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Space Marshals.

Space Marshals është një lojë fantashkencore që zhvillohet në një Far West hapësinor. Në këtë lojë ju do të luani në rolin e Burton, një sherif i specializuar në ndjekjen e kriminelëve më të rrezikshëm të arratisur nga burgu. Burt, Ava dhe Gavin janë tre Space Marshall që janë pezulluar për sjellje të keqe.Ato janë të burgosur në bordin e anijes kozmike Space Marshall që quhet Artemis, që është një burg i sigurisë së lartë ku ndodhen kriminelët më të rrezikshëm.

Por gjatë periudhës që ato ndodhen në burg, ndodh një revoltë dhe gjithë ekuipazhi mbetet i vrarë dhe kontrolli i anijes kozmike bien në duart e dikuj tjetër që e drejton anijen drejt një universi të pa eksploruar ku fshihen disa kriminelë të tjerë. E vetmja zgjidhje mbeten tre sherifat...



Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Space Marshals do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment