Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Cut the Rope: Time Travel.

Time Travel është kapitulli i tretë i Cut the Rope, lojës më të shkarkuar në App Store. Ashtu si në kapitujt e mëparshëm, do të kemi të bëjmë me një lojë të kategorisë puzzle. Ju duhe të vini në provë shkathtësinë dhe inteligjencën tuaj për të prerë litarët në vëndin dhe kohën e duhur me qëllim që ëmbëlsirat të përfundojnë direkt në gojën e Om Nom.Për tu rënditur i pari në Game Center, duhet të mblidhni dhe yjet ndërkohë që prisni litarët ku varen ëmbëlsirat.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Cut the Rope: Time Travel do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment