Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Chomp.

Chomp falë fotokamerës së iPhone, do të fotografojë fytyrën tuaj ose atë të fëmijëve tuaj dhe do ju dërgojë në një botë magjike të pa eksploruar. Fytyra juaj do të transformohet në kafshë, subjekte simpatik dhe krijesa të tjera mjaft simpatike: në këtë mënyrë do të jeni ju, me imagjinatën tuaj, që do të eksploroni një botë të re.



Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Chomp do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment