Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Seven Planets, nga 1.79€, falas. /iPhone
Seven Planets është lojë mjaft e bukur me temë Kuic ku ju duhet të zhdukni nga bordi që përmban sfera me ngjyrë, ato që kanë të njëjtën ngjyrë. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Pic Sync For Dropbox, nga 1.79€, falas. /iPhone
Pic Sync është një program mjaft i dobishëm edhe i thjeshtë për tu përdorur i cili na jep mundësinë të sinkronizojmë fotot me teknologjinë Dropbox. Vetëm me pak klick-e ju do të ruani çdo foto personale në këtë sistem Cloud ose Re.


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.


 - Jack Rover, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jack Rover është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës të gjej thesarin i cili ndodhet i fshehur në një ishull. Nëpërmjet hartës së vjetër dhe duke kaluar të gjitha vështirësitë e udhëtimit, do të arrini në vëndin ku ai fshihet.  Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment