Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Downhill Supreme, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Downhill Supreme është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një të apasionuari mbas biçikletës. Ju do të përshkruani rrugë ekstreme dhe gjatë niveleve do të mësoni të bëni akrobatci në rrugët me pengesa. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


-Safety Photo + Video, nga 1.79€, falas.  /iPhone, iPad
Ky program na lejon të vendosim fjalëkalim, ose password tek filet tona personale si fotografitë dhe videot që kemi në iPhone ose iPad. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Videomator, nga 0.89€, falas. /iPhone
Videomator është një program i cili do t'ju lejojë të rregjistroni filmime duke i aplikuar fotokamerës, efekte të ndryshme grafike. Të gjitha efekte aplikohen në kohë reale, pra gjatë rregjistrimit. Nëse jeni të apasionuar pas filmimeve atëherë ja vlen ta merrni programin në fjalë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment