Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Widget Calendar, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Widget Calendar është një program i cili do të sjellë në Qëndrën e Njoftimeve të iOS, funksionin e kalendarit. Duke klikuar mbi ditët e muajit ju mund të shikoni të gjitha event e programuara për atë ditë. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Cut the Rope: Time Travel, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cut the Rope: Time Travel është seria e lojës së famshme Cut The Rope, një lojë me temë kuic ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të ushqehet me karramele. Në këtë version do të udhëtoni në kohë duke ngopur me karramele të gjithë stërgjyshërit e Sot mund të shkarkoni falas nga App Store vetëm për një kohë të limituar.


Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment