Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- VeryPDF, PDF to Word, nga 5.79€, falas. /iPhone,iPad
VeryPDF është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të konvertoni një dokument në format PDF, tek formati Word, në mënyrë që të modifikoni përmbajtjen. Nëse jeni një person i cili shkruan shpesh dokumenta, atëher ja vlen ta keni këtë program në iDevice-in tuaj.


HashPhotos, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
HashPhotos është një program i cili na jep mundësinë të menaxhojmë edhe editojmë fotot në mënyrë mjaft profesionale. Pasi ti modifikoni sipas dëshirës, mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjete sociale.


Acrobird, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Acrobird është një lojë majft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të bëjë të gjitha akrobacitë e një misioni në arenën e cirkut. Kini kujdes sepse është një lojë me të vërtetë ngjitëse të cilën ja vlen ta provoni.


TanZen, nga 2.69€, falas. /iPhone
TanZen është një lojë mjaft e bukur me kuic dhe me rrënjë mjaft antike në Azinë e vjetër. Ju duhet të kombinoni figurat gjeometrike për të krijuar figurat që kërkohen nga çdo nivel që do të kaloni gjatë lojës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


3D Earth: Wheather Forecast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet 3D Earth do të keni në iDevice një program mjaft të kompletuar edhe inovativ, për të patur në kohë reale informacione në lidhje me motin në shtetin tuaj. Gjithashtu posizioni i shtetit që zgjidhni do të animohet me një efekt 3D mjaft të bukur. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment