Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Rock(s) Rider, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rock(s) Rider është e karakterizuar nga një gameplay që shfrytëzon kryesisht fizikën dhe është një lojë me aventurë me motorçikleta me gara të rrezikshme në pista të formuara nga akse, kutia dhe tavolina prej druri, fuçi dhe skela të brishta.


Sharpscan Pro, nga 4.89€, falas. /iPhone, iPad
Sharpscan Pro është një program i cili na ofron mundësinë të skanojmë dokumenta nëpërmjet fotokamerës së iPhone dhe ti ruajmë në formatin PDF. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe ofron një kualitet mjaft të lartë skanimi.


Medieval Defenders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Medieval Defenders është një lojë me strategji ku ju do të ndërtoni ushtrinë tuaj edhe më pas do të luftoni për tu bërë sunduesi i çdo vëndi që sulmoni. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.




Furdemption, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Furdemption është një lojë në të cilën duhet të ndihmoni një lepur mbretëror të largohet nga labirinthi në të cilin është i burgosur. Gjithashtu duhet të keni kujdes sepse gjatë rrugës do të duhet të shmangni shumë kurse vdjekje prurëse.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment