Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

PhotoScan PDF Pro, nga 1,79€, Falas /iPhone
Ky program na lejon të bëjmë fotografi me fotokamerën e iPhone, të skanojmë dokumenta, ti modifikojmë ato dhe ti ruajmë në formati PDF. Programi integron një algoritëm i cili i rregullon këndet e një dokumenti që skanojmë në mënyrë automatike.


- Voice SMS, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Voice SMS është një program majft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të shkruani sms vetëm me një klik. Nëpërmjet mikrofonit të integruar në iDevice, programi do të transformojë fjalët tuaja në text, të cilin më pas mund ta dërgoni në formën e SMS, tek kontaktet tuaja. 


- 8bitWar: Netherworld, nga 1.€, falas. /iPhone, iPad
8bitWar është një lojë mjaft e bukur e ndërtuar mbi një grafikë e cila kujton lojërat e viteve 90'. Qëllimi juaj do të jetë ndërtimii një ushtrie dhe më zgjerimi i tokave të mbretërisë, duke sfiduar mbretëri të tjëra. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment