Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Lost Chapter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
The lost chapter është një lojë mjaft e bukur me temë kuic dhe enigmë ku ju duhet të ndihmoni një detektiv priva të zgjidhë një një vrasje të bërë më parë. Kini kujdes sepse do t'ju duhe të analizoni çdo objekt që shihni në sfond.


- Daily Tracker+, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Daily Tracker është një program mjaft i dobishëm i cili do të ruaj të gjitha informacionet në lidhje me aktivitetin fizik që do të bëni gjatë ditës. Ja vlen ta merrni këtë program.




Turbo QR Scanner Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Turbo QR Scanner Pro është një program i cili do t'ju japë mundësi të skanoni çdo kod QR që do të gjeni në produkte të ndryshme edhe jo vetëm. Më pas programi do t'ju shfaqë mesazhin që kodi i skanuar përmban.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment