Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Photo Slideshow Director, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të krijojmë slideshow me fotot që kemi në iPhone. Mund të krijojmë albume për ti karikuar në Facebook ose në Twitter në mënyrë shumë të thjeshtë. Për më tepër mund të modifikojmë edhe dimensionet e fotove. Ja vlen ta provoni këtë program në iPhone-in tuaj.


Net Master: IT Tools & Lan Scanner, nga 5.49€, falas. /iPhone
Net Master është një program i cili i dedikohet personave që punojnë si IT dhe sjell për ato disa funksione mjaft profesionale për punën e tyre. Këto funksione sillen në mënyrë mjaft të thjeshtë nëpërmjet këtij programi i cili do t'ju lehtësojë disi punën tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone.


- [Steps], nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steps është një lojë mjaft inovative edhe në të njëjtën kohë, e thjeshtë për tu luajtur. Ju duhet të ecni në rrugët me blloqe duke lëvizur dy gishta mbi ekranin e iDevice duke mbledhur kartolina në çdo vënd që kaloni. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë.


007's Vidicon: Spy Camera, nga 17.99€, falas. /iPhone
Ky program do të na japë mundësinë të rregjistrojmë audio ose video pa u kuptuar. Kjo do të thotë që ju mund të rregjistroni audio kur jeni duke dëgjuar muzikë ose mund të rregjistroni video kur jeni duke parë një film. Ja vlen ta provoni këtë program.


Glory of Generals 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Glory of Generals është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një gjenerali nazist dhe do të keni në drejtim një armatë të vërtetë për të pushtuar botën. Loja i përket kategorisë së lojërave me strategji dhe është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment