Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


Gangster Granny 3, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do t'ju duhet të ndihmoni një gjyshe të eliminojë një bandë gangsterësh të cilët nuk e lënë të qetë. Granny është një gjyshe mjaft e keqe kur nuk e lënë të qetë në jetën e saj. Ajo di të përdorë një larmi armësh dhe ju duhet ta ndihmoni të gjej gangsterët. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Zen Sketch, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Zen Sketch është një program nëpërmjet të cilit mund të bëni vizatime dhe më pas ti ruani ose ti dërgoni ato direkt në rrjetet sociale. Nëse jeni të apasionuar pas vizatimit, atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


iCarConnect, nga 1.79€, falas. /iPhone
iCarConnect është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni duke drejtuar makinën tuaj. Ai do t'ju japë mundësinë të kontrolloni shumë funksione të makinës nëpërmjet iPhone duke shfrytëzuar teknologjinë "iOS in The Car". Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment