Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Slayin, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slayin është një endless game mjaft i veçantë. Për të nisur lojën duhet të zgjedhni njërin nga heronjt në dispozicion: kavalierin, magjistarin ose hajdutin. Pastaj, duhet të eliminoni numrin më të madh të përbindëshave, duke u ngjitur në nivele dhe duke fituar fuqi gjithmonë e më të mëdha. Por ka një problem, nëse vdes largohesh përgjithmonë...


Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Frame Artist Pro: Photo Collage Edit, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju do të keni mundësinë të modifikoni fotot tuaj në mënyrë mjaft profesionale dhe me shumë efekte grafike. Pasi ti modifikoni ato do të keni mundësinë ti hidhni ato direkt në rrjetet social si Facebook apo Twitter. Ja vlen ta keni këtë program.


MasterFX HD, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
MasterFX është një program që i dedikohet personave që janë të apasionuar pas fotografisë dhe jo vetëm. Nëpërmjet këtij programi mund të krijoni fotografi fantastike në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe intuitive. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment