Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

The Pedestal, nga 0.99€, falas /iPhone, iPad
Imagjinoni skenën. Është ora 7.45 dhe sapo ka rënë zilja për t'u zgjuar, por në vend të krevatit tuaj gjendeni në një piedistal, në mes të asgjëje dhe i veshur si ninja. Me një objektiv të vetëm: mbijetesën.


iDaggers, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
iDaggers është një lojë mjaft interesante aventurë me një grafikë fantastike që ju këshillojmë ta provoni.


World History Atlas, nga 8.94€, falas. /iPhone, iPad
World History Atlas është një program i cili i dedikohet të apasionuarve të historisë. Ai do t'ju tregojë në një hartë interaktive ndarjen e shteteve në periudha të ndryshme kohore. Gjithashtu do t'ju japë shumë informacione në lidhje me çdo periudhë.


Compass++ Pro, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Compass++ Pro është një program i cili sjell në iDevice funksionin e busullës duke shfrytëzuar sensorin që integrohet nga këto pajisje. Për më tepër do të keni mundësi të zgjidhni midis shumë temave grafike. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment