Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Apache 3D Sim, nga 0.89€, falas. /iPhone
Apache 3D është një lojë mjaft e bukur që stimulon drejtimin e një helikopterri Apache. Do të keni mundësinë të luftoni direkt në beteja të ndryshme dhe të provoni një eksperiencë mjaft të këndshme nën drejtimin e Apache. Ja vlen ta provoni.


Toca Doctor, nga 2.49€, falas. /iPhone
Toca Doctor është një lojë në të cilën ju duhet të eksploroni trupin e njeriut duke luajtur rolin e një doktorri. Kjo lojë i dedikohet të gjithë fëmijëve nëpërmjet të cilës, në mënyrë interaktive do të mësojmë më shumë për trupin e njeriut.


- Painting My Wings, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Painting my wings është një program edukativ për fëmijë, nëpërmjet të cilit ato mund të mësojnë të vizatojnë. Në këtë mënyrë fëmijët do të zhvillojnë së tepërmi aftësitë e tyre krijuese. Ja vlen ta merrni këtë program.


Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


Skill Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Skill Game është një lojë me temë kuic edhe mjaft e sukseshme në App Store. Qëllimi i lojës është të kombinoni numrat sipas rregullave të përcaktura edhe në një kohë mjaft të shpejtë, përpara të gjithë kundërshtarëve. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Hatchi: Retro Virtual Pet, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Hatchi është një krijesë virutuale për të cilin ju duhet të kujdeseni në mënyrë që ai të rritet i shëndetshëm. Gjatë ditës do të jeni kujdestari i tij dhe do ta ndihmoni atë që të jetë sa më i lumtur në jetën e tij. Pra Hatchi do të bëhet një personazh mjaft i dashur i cili ka nevojë për ju. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment