Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Instaflash, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


PhoneBook Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
PhoneBook Pro është një program i dobishëm për të menaxhuar kontaktet në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ai ju lejon të organizoni kontaktet me kategori në mënyrë të tillë që ti gjeni ato sa më kollaj. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.

DailyArt Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
DailyArt Pro është një program nëpërmjet të cilit mund të merrni informacione ditore në lidhje me eventet më të mëdha të artit që janë zhvilluar po do të zhvillohen. Gjithashtu do të keni mundësi të kërkoni informacione në lidhje çdo artist apo veprat e tij.


Photo Guard, nga 4.49€, falas. /iPhone
Photo Guard është një program mjaft i dobishëm i cili do të na lejojë ti vendosim një sistem sigurie galerisë së fotove në iOS. Pasi kemi zgjedhur fjalë kalimin që duhet të përdorim për të hyrë në galerinë e fotove programi do ta kërkojë këtë fjalë kalimi sa her që duam të konsultojmë këtë galeri. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.


- "HOOK", nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hook është një lojë majft e bukur me temë kuic dhe një grafikë minimale. Detyra juaj është të zgjidhni kuicet që do të gjeni në 50 misionet e ndryshme. Gjithashtu Hook ka marrë mjaft vlerësime në App Store. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment