Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Phone Drive: File Manager, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Phone Drive është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të menaxhoni të gjitha akountet që keni në shërbimet Cloud, si DropBox apo Google Drive. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Lost Souls: Enchanted Paintings, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Lost Souls është një lojë mjaft e bukur me aventurë dhe kuic ku ju duhet të shpëtoni një djalë të marrë peng. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë të kaloni të gjitha vështirësitë që do t'ju dalin përpara.


- Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


- Fitness And Bodybuilding, nga 0.89€, falas. /iPhone
Fitness And Bodybuilding është një program edukativ i cili do t'ju ofrojë mësime në lidhje me aktivitetet fizike që duhet të bëni për të mbajtur trupin tuaj në formë. Gjithashtu bashkë me këtë program mund të shkarkoni edhe verisonin për Apple Watch, i cili do të përcjellë statistika tek programi në fjalë, në lidhje me aktivitetin tuaj real.


Galaxy Bowling, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Galaxy Bowling është një lojë në të cilën ju do të luani Bowling në iDevice-in tuaj. Për të përfunduar lojën i pari duhet të fitoni sa më shumë pikë duke rrëzuar të gjitha pin-et. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment