Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Special Tactics, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Special Tactics është një lojë në të cilën ju duhet të zgjidhni strategjinë e duhur për të luftuar kundër armikut dhe më pas do t'ju duhet të ndiqni të gjithë planin me përpikmëri të lartë. Çdo gabim i vogël mund t'ju kushtojë dhe jetën.


- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


Smart Merge Pro: Duplicate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Merge është një program mjaft i dobishëm në iPhone ose iPad, i cili na jep mundësinë të mirëmbajmë rubrikën e kontakteve. Programi do të pastrojë kontaktet boshe ose do të bashkojë në një të vetëm 2 kontakte të njëjta. Gjithashtu ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe intutiv. Ja vlen ta keni.




- Space Marshals, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Space Marshals është një lojë fantashkencore që zhvillohet në një Far West hapësinor. Në këtë lojë ju do të luani në rolin e Burton, një sherif i specializuar në ndjekjen e kriminelëve më të rrezikshëm të arratisur nga burgu. Burt, Ava dhe Gavin janë tre Space Marshall që janë pezulluar për sjellje të keqe.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment