Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- CosmoJoe, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
CosmoJoe është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë planetin e pushtuar nga forca aliene që duan ta shkatërrojnë atë. Do të keni mundësinë të luani në 50 misione të ndryshme të cilat do të vënë në provë të vështirë aftësitë e personazhit.


iAngle Meter Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone 
Ky aplikacion na lejon të masim kënde, duke shfrytëzuar sensorin e përafërsisë së iPhone. Sot versioni Pro mund të shkarkohet falas. Programi na lejon të masim këndë në dy mënyra. E para është mënyra direkte, ku ju mbështesni iPhone në sipërfaqen e këndit që doni të matni dhe mënyra e dytë është të matni këndin në distancë deri në 1 kilometër duke shfrytëzuar kamerën e iPhone.


Caveman Dino Rush, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të ndihmoni njerin e shpellave të shpërtojë princeshën e cila është rrëmbyer nga dinosaurët e prehistorisë. Kini kujdes sepse nuk do të jetë detyrë e lehtë.


Steal Photo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steal Photo është një program mjaft interesant i cili në pamjen e parë, kryen funksionin e fotografimit, por realisht ai do të ruaj në Galerinë e Fotove, 2 imazhe të cilat janë imazhi prapme por edhe ai i kamerës ballore. Ruajtja e imazhit të marrë nga fotokamera ballore bëhet në mënyrë të fshehtë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment