Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Paper Piano, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Paper Piano është një program mjaft i veçantë në llojin e tij. Ai do të na lejojë të përdorim një fletë letre si një tastierë pianoje. Do të mjaftojë të printoni në një fletë të bardhë tastet e pianos dhe të vendosni iPhone në pozicionin horizontal mbi fletën e letrës. Kamera e iPhone do të njohë çdo lëvizje të gishtave mbi tastierën e printuar dhe do ti interpretojë ato si një lëvizje mbi një tast e cila më pas do të prodhojë një notë të tastierës.


- Neon Drive, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Neon Drive është një lojë mjaft e bukur e cila kujton lojërat e viteve 80' - 90'. Qëllimi i lojës është të  garoni me makinën tuaj në qytete të ndryshme Amerikane. Ja vlen ta provoni këtë lojë .


- Cat&Line 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cat&Line 2 është një lojë në të cilën duhet të ndihmoni një mace të zezë të gjej rrugën e saj. Duke prekur me gisht mbi ekran, duhet të ndërtoni rrugën të cilën macja duhet të përshkrojë. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.


Slide Tetromino Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slide Tetromino është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet ti zgjidhni ato duke lëvizur blloqet brënda një dhome me mure. Kjo është një lojë që gjithashtu do t'ju mbajë me orë përpara iDevice derisa të arrini fundin e një misioni. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment