Pavarësisht se në iOS 9.3.1, Apple nuk e ofron mundësinë e aktivizimit njëkohësisht të funksionit "Low Power Mode" dhe "Night Shift", është shfaqur në rrjet një metodë e re që na ofron mundësinë t'i aktivizojmë të dyja këto funksione në të njëjtën kohë. Duhet pak durim nga ju dhe asistenti vokal Siri.

Guida:

1. Aktivizoni funksionin "Low Power Mode" tek Settings > Battery

2. Tani nëpërmjet Siri aktivizoni funksionin "Night Shift"

3. Pranoni ç'aktivizimin e funksionit për kursimin e energjisë të propozuar nga Siri

4. Shtypni butonin "Power" në iPhone, pak pasi t'i jeni përgjigjur "po" pyetjes së mësipërme që ju ka drejtuar asistenti vokal Siri.

5. Tani duhet të dëgjoni tingullin e konfirmimit nga Siri gjatë bllokimit të pajisjes. Çdo gjë ka shkuar me sukses. Zhbllokni iPhone-in dhe kontrolloni nëse të dyja funksionet janë aktive.

Mund të jetë e nevojshme ta përsërisni këtë veprim disa herë, deri sa të ketë sukses. Ne e kemi provuar tre herë përpara se të arrinim t'i aktivizonim të dyja funksionet. Po ju e keni provuar? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment