Fotot selfie janë tashmë moda e momentit dhe të gjithë e kemi publikuar një të tillë në rrjetet sociale. Por diçka që i bashkon të gjithë - sidomos femrat - është tendenca për t'u dukur sa më mirë të jetë e mundur, për këtë përdorim shpesh aplikacione që e përmirësojnë pamjen tonë, dhe sot duam t'iu këshillojmë një të tillë që mban emrin AirBrush.

AirBrush na vë në dispozicion disa mjete për të përmirësuar pamjen tonë në mënyrë krejtësisht natyrale. Harrojeni atë efekt fallso që disa aplikacione i japin fotove tuaja. Ky aplikacion është mjaft i thjeshtë për t'u përdorur dhe me pak prekje do të aplikoni efekte si fshehja e defekteve, zbardhja e dhëmbëve ose zmadhimi i syve.

AirBrush është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment