40 vjet më parë, më 1 Prill 1976, Apple, nuk ishte gjë tjetër veçse dy të rinj në një garazh të Kalifornisë. Sot, Apple është kompania më e vlefshme në botë, me një vlerë prej 700 miliardë dollarësh. Ndikimi që do të kishin themeluesit e kompanisë në atë kohë ishte i paimagjinueshëm.

Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne, më 1 prill 1976, themeluan në një garazh, Apple Computers, një kompani e vogël që në 4 dekada do të bëhej kompania më e madhe në botë për vlerën e tregut.

Kjo kompani sot ka më shumë se 480 dyqane në 18 shtete të ndryshme në mbarë botën. Kompania zbuloi gjithashtu së fundmi se më shumë se 1 miliard pajisje aktive Apple përdoren aktualisht në të gjithë botën. Shefi ekzekutiv aktual i Apple-it, Tim Cook, e përshkroi këtë shifër si “të paimagjinueshme”, duke shtuar se ajo tregon se sa ndikim ka Apple tek njerëzit në të gjithë botën.

Apple arriti të revolucionojë botën e kompjuterëve, ndryshoi mënyrën se si dëgjojmë muzikë, përdorim telefonin apo lexojmë lajmet, krijoi tendencë me moton "Think Different" (Mendo ndryshe). Kompania ka krijuar një video për të përkujtuar 4 dekada ide, inovacion dhe kulturë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment