WeFi Pro është një aplikacion i ri i cili i ndihmon të gjithë përdoruesit e iPhone dhe Android që të gjejnë Wireles falas në zonën ku ndodhen. Aplikacioni jo vetëm që u tregon vendet ku ka Wireles falas, por shfaq edhe vendet më të besueshme për t’u lidhur.

Ai gjithashtu e ndal WiFi-në tuaj, kur ai nuk është i nevojshëm, dhe gjithashtu ju tregon se ku mund të keni lidhje më të mirë në atë vend ku gjindeni. Me ndihmën e këtij aplikacioni do të gjeni shumë shpejt ndonjë vend ku ka WiFi falas.

WeFi Pro është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment