Edhe TomTom ka zgjedhur modelin freemium dhe ka lëshuar në App Store aplikacionin Go Mobile, një navigator satelitar me informacione në kohë reale rreth trafikut. Aplikacioni i ri TomTom GO Mobile integron teknologjitë më të fundit të navigimit TomTom për automejetet duke zgjedhur rrugën më të mirë të disponueshme për të arritur në destinacion

Navigatori është i disponueshëm offline, pa patur nevojë për asnjë lloj lidhje interneti. Gjatë kohës që përdorni aplikacionin mund të shikoni ndërtesa dhe monumente në një prezantim 3D, për të lokalizuar menjëherë pozicionin tuaj. Gjithashtu, me aksesin e menjëhershëm tek të preferuarat mund të arrini në destinacionet tuaja të preferuara me një prekje në hartë.

Përdorimi i aplikacionit është falas deri në 75 kilomentra në muaj. Më pas janë të disponueshme forma të ndryshme abonimesh për të përdorur aplikacioni pa asnjë limit. TomTom GO Mobile është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment