Në letër Samsung Galaxy S7 Edge me 4GB RAM duhet të jetë shumë më i shpejtë se iPhone 6s Plus që ka vetëm 2GB RAM. Por në testet e shpejtësisë vazhdon të kryesojë iPhone... Ky test krahason performancën e iPhone 6 Plus, Nexus 6P, Moto X Pure dhe Galaxy S7 Edge. Diferencat hardware midis këtyre pajisjeve janë të shumta, por kur shohim performancën reale, iPhone 6s Plus kryeson mbi të gjithë kur bëhet fjalë për aplikacionet dhe menaxhimin e memories.

Në testin që mund të shikoni në videon e më poshtme, iPhone 6s Plus rënditet në vend të parë, i ndjekur nga Galaxy S7 Edge, Nexus 6P dhe Moto X Pure. Bëhet fjalë për një rezultat që e konfirmon edhe një herë tjetër se si përshtatja software-hardware vlen më tepër se çdo karakteristikë tjetër, duke qenë se iPhone në letër është ai që ka një proçesor më pak të fuqishëm dhe më pak RAM.

iPhone ka vetëm 2GB RAM dhe një proçesor dual-core, ndërsa Galaxy S7 Edge ka 4GB RAM dhe një CPU octa-core, Moto X Pure Edition integron një CPU octa-core dhe 3GB RAM, ndërsa Nexus 6P ka një proçesor octa-core dhe 3GB RAM. Dhe nuk duhet të harrojmë se iPhone 6s Plus është një gjeneratë më e vjetër në krahasim me Galaxy S7 Edge.

Natyrisht që performanca nuk është vetëm shpejtësi e hapjes dhe mbylljes së aplikacioneve, por duke qenë se ky është një nga veprimet më të zakonshme që bëhet në një smartphone, testi paraqet "kushtet reale" të përdorimit të një telefoni inteligjent. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment