Sipas analistit Ming-Chi Kuo të KGI Securities, Apple do të rinovojë krejtësisht gamën e pajisjeve të saj gjatë vitit të ardhshëm. Në veçanti, në vitin 2017 mund të vijë iPhone i parë me ekran të lakuar Amoled. Edhe pjesa e pasme do të jetë prej xhami. Për Apple mund të bëhet fjalë për një "rikthim pas në kohë".

iPhone në të ardhmen "do të ketë një formë krejtësisht të re", pohon Kuo, "do të jetë më i rehatshëm për t'u përdorur". Ekrani mund të ketë një diagonale 5.8 inç por dizajni i tij mund ta bëjë të duket më i vogël se një pajisje 5.5 inç. Ka zëra edhe për sa i përket mundësisë së implementimit të një sistemi shtesë për njohjen biometrike.

Natyrisht, këto janë thjeshtë zëra, megjithëse Ming-Chi Kuo, në të kaluarën, ka arritur në më shumë se një rast, të publikojë informacione që më pas kanë rezultuar të vërteta. Është për t'u theksuar edhe fakti se Apple zakonisht rinovon dizajnin e iPhone çdo dy vjet. Në vitin 2016 pritet një iPhone me dizajn ndryshe nga ai i iPhone 6 që u prezantuar në vitin 2014, dhe duket i pamundur një rinovim i madh një vit mbrapa. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment