Apple në faqen e saj zyrtare i ka kushtuar një hapësirë eventit të 21 marsit. Ju mund ta shihni atë LIVE në iDevice-in tuaj ose edhe në Windows 10. Thjesht shkoni tek kjo faqe: http://www.apple.com/apple-events/march-2016/ më 21 Mars në orën 18:00 (sipas orës europiane GMT+1) ose në orën 10:00 (sipas orës amerikane GMT-7).

Ja se çfarë duhet të dispononi: Live streaming përdor teknologjinë Apple HTTP Live Streaming (HLS). HLS kërkon një iPhone, iPad, ose iPod touch me Safari dhe iOS 7.0 ose më tepër, një Mac me Safari 6.0.5 ose më tepër në OS X v10.8.5 ose më tepër, ose një PC me Microsoft Edge në Windows 10. Streaming nga Apple TV kërkon një Apple TV (të gjeneratës së 2-të ose te 3-të) me software 6.2 ose më tepër ose një Apple TV (të gjeneratës së 4). /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment