Versioni i fundit i WhatsApp i lëshuar në App Store, në përshkrimin e tij shkruan vetëm BugFixes, por në realitet kemi zbuluar një risi të vogël që do e ndajmë me ju në këtë artikull. Tani ju mund të modifikoni llojin e shkrimit, mund të shkruani me shkronja të trasha, të pjerrëta ose të vijëzuara.

  • Për të shkruar me shkronja të trasha: shtoni simbolin (*) përpara dhe pas fjalisë. Për shembull: *tung*
  • Për të shkruar pjerrët: shtoni simbolin (_) përpara dhe pas fjalisë. Për shembull: _tung_
  • Për të shkruar me vijëzim: shtoni simbolin (~) përpara dhe pas fjalisë. Për shembull: ~tung~

Mund edhe të kombinoni sëbashku dy ose më shumë elementë. Jo të gjithë e njohin këtë funksion, kështu që ju ftojmë të argëtoheni me miqtë tuaj dhe më pas na thoni edhe reagimet e tyre! :D /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment