Me iOS 9.3 do të kemi edhe funksionin e ri Night Shift që na lejon të reduktojmë stresin viziv gjatë përdorimit të pajisjes tonë iOS, dhe në këtë mënyrë të rregullojmë edhe gjumin. Në rradhë të parë le të shpjegojmë më mirë çfarë është funksioni Night Shift. Është një funksion që menaxhon tonalitetin e ngjyrave të ekranit në mënyrë që të dëmtojë sa më pak shikimin dhe të reduktojë stresin që lidhet me përdorimin e iPhone gjatë natës.

Ka dy mënyra për të aktivizuar funksionin Night Shift: direkt nga Control Center ose nga menuja Settings. Nga Control Center mjafton të klikoni tek ikona e re që i dedikohet Night Shift dhe do të aktivizoni menjëherë këtë fu nksion. Ndërsa tek Settings mund ta aktivizoni duke hapur seksionin "Display & Birghtness".


Në seksionin Night Shift nga Settings mund të personalizojmë çdo funksion sipas dëshirës, mund të programojmë aktivizimin për një orë të caktuar, mund të zgjedhim të aktivizojmë funksionin manualisht dhe mund të rregullojmë edhe tonalitetin e ngjyrave të ekranit sipas kërkesave tona. Ju kujtojmë që ky funksion nuk është i disponueshëm nëse keni të aktivizuar funksionin e kursimit të baterisë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment