Kur flitet për autonomi, iPhone SE është më i mirë se çdo iPhone tjetër: ia kalon edhe iPhone 6s dhe Galaxy S7 të cilët i janë nënshtruar të njëjtit test. Është Wall Street Journal që ka publikuar rezultatin e disa testeve ku del se bateria e iPhone SE është më e mira për sa i përket kohëzgjatjes, më e mirë edhe se ajo e iPhone 6s.

Provat janë bërë në laborator duke vërë nën presion baterinë gjatë navigimit në internet dhe duke e mbajtur ndriçimin e ekranit në të njëjtin nivel. iPhone SE i ka rezistuar provës për 10 orë përpara se të fikej, dy orë më shumë në krahasim me iPhone 6s dhe gati tre orë më shumë se Galaxy S7.

Bëhet fjalë për një situatë mëse të llogjikshme, pasi iPhone SE ka një ekran më të vogël në krahasim me dy telefonat e tjerë me të cilët është bërë krahasimi. Gjithashtu, ka edhe një numër më të vogël pixel-ash. Ndyrshe nga iPhone 6s, nuk ka 3D Tiuch, një funksion që konsumon energji.

Gjithsesi, nëse jeni në kërkim të një telefoni të fuqishëm por që konsumon pak bateri gjithashtu, iPhone SE mund të jetë zgjedhja më e mirë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment