Receta Gatimi është një aplikacion në gjuhën shqipe me mbi 3000 receta gatimi të huaja dhe tradicionale shqiptare. Një aplikacion ideal për të gjithë ato përdorues iOS që e kanë pasion gatimin. Aplikacioni është i ndarë në disa kategori recetash: ëmbëlsira, gjellëra, sallata, supa, anti-pasta, pasta, salca dhe pjata tradicionale.

Përveç kategorive të ndryshme të llojeve të pjatave, keni edhe një menu me "recetat e fundit" që janë ngarkuar në këtë aplikacion dhe një menu "të ruajtura" ku mund të ruani recetat tuaja të preferuara dhe t'i konsultoni sa herë të keni dëshirë. Zhvilluesi i aplikacionit ka premtuar se do ta përditësojë atë vazhdimish duke shtuar receta të reja.


Receta Gatimi është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon vetëm 14 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment