QuickCenter është një nga programet më të shumë pritur të këtij viti. Ky tweak sjell gjestet e 3D Touch të iPhone 6s edhe në Control Center dhe me një prekje të tërzgjatur funksionon edhe në modelet iPhone më të vjetër. Për shembull, duke prekur më gjatë butonin Wi-Fi mund të shikoni të gjitha linjat më të afërta Wi-Fi. Ose duke prekur butonin Do not disturb mund të vendsoni kur dëshironi që të ç'aktivizoni njoftimet.


QuickCenter nuk ndalet vetëm tek toogle, por i shtrin funksionet e tij edhe tek lidhjet e shpejta të aplikacioneve. Ai është kompatibël edhe me programin Polus, falë të cilit mund të personalizojmë aplikacionet që dëshirojmë të shfaqim në Control Center. QuickCenter në iPhone 6s shfrytëzon 3D Touch ndërsa në pajisjet më të vjetra prekjen e tejzgjatur në ekran.


Nëse jeni të interesuar, QuickCenter mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1.00$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment