Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga prezantimi zyrëtar i Jailbreak për iOS 9.1 dhe shumë nga ju mund duan të dinë se cilat janë programet e përshtatshme me këtë version të Jailbreak. Për këtë arsye stafi i Pangu, të cilët janë publikuesit e Jailbreak, kanë vendosur të publikojnë një dokument në Google Drive nga ku ju mund të shikoni një listë të plotë të programeve.

Lista vazhdon të jetë gjithmonë në përditësim nga zhvillues të ndryshëm programesh të cilët kanë publikuar programet në Cydia. Siç thamë dokumenti është publikuar në Google Drive dhe nëse doni të dini se cilët programet mjafton të shikoni dokumentin në fjalë.

Dokumenti ndahet 3 kolona ku në të parën do të gjeni emrin e programit, në të dytën statusi i tij dhe tek e treta, një përshkrim i detajuar i problemeve që mund të ketë programi. Në kolonën e dytë do të gjeni 3 vlera të cilat janë: 

  • Yes, do të thotë që programi është plotësish i përshtatshëm me iOS 9.1
  • Partially, do të thotë që programi funksionon por mund të shfaqë probleme me Springboard apo ndonjë tjetër
  • No, programi nuk është i përshtatshëm me iOS 9.1 

Gjithashtu nëse dëshironi të shtoni ose të modifikoni ndonjë program të cilin e keni në përdorim, atëherë mund të kërkoni të drejtat për të modifikuar file-in, tek administratorët e tij. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment