Presidenti i Alphabet-Google Eric Schmidt do të bëhet promovuesi më i madh i Apple, duke qenë se dje është kapur ndërsa përdorte telefonin e tij personal gjatë një udhëtimi në Seoul. Çfarë ka për t'u çuditur këtu? Fakti që telefoni i tij personal është një iPhone...

Çfarë do të ndodhte sikur të zbulohej që Tim Cook në jetën e tij private përdor një Samsung Galaxy S7? Ja, kjo është ajo që ka ndodhur dje: Eric Schmidt nuk është CEO i Google, por emri i tij lidhet shumë ngusht me kompaninë, duke qenë se sot është presidenti i Alphabet.


Schmidt është parë duke shkrepur foto me iPhone-in e tij gjatë një konference për shtyp. Sigurisht, gjithkush është i lirë të përdorë pajisjen që dëshiron, por nëse je presidenti i njërës prej kompanive kryesore që konkuron Apple, duhet të evitosh që të dalësh në rrugë me një iPhone... /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment