Prenesi 3 është versioni i ri i programit të njohur që na ofron mundësinë të shkarkojmë videot e publikuara në rrjetin social Facebook. Prenesi është një tweak që integrohet me aplikacionin Facebook për iOS dhe na jep mundësinë të shkarkojmë direkt në iPhone, çdo video të publikuar në rrjetin social. Në këtë mënyrë do të kemi mundësinë që t'i rishikojmë ato offline, ose t'ia dërgojmë miqve me iMessage apo WhatsApp.

Për të shkarkuar një video mjafton ta hapni atë dhe të shtypni butonin Share dhe të zgjedhni të shkarkoni videon duke shtypur butonin Download Video me cilësi HD ose SD. Kur të shkarkohet videoja nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të shtypni Save dhe videoja do të shpëtohet në aplikacioni Photos.

Nëse jeni të interesuar, Prenesi mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment