Jeni një maturant dhe dëshironi të vazhdoni studimet në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë Publik (IPAL) të Republikës së Shqipërisë? Atëherë ju prezantojmë aplikacionin "Pikët e Mia" që ju vijë në ndihmë në llogaritjen e pikëve të grumbulluara nga mesatarja, nga provimet e lëndëve me detyrim, edhe me zgjedhje.

Maturanti që dëshiron të vazhdojë studimet në IPAL duhet të ketë fituar 5 rezultate: notën mesatare të viteve të studimit në shkollën e mesme, 3 nota të shkallëzuara në provimet e detyruara, Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e Huaj, si dhe 2 nota të shkallëzuara në dy provimet me zgjedhje. Në bazë të këtyre notave (përjashtuar rezultatin e provimit të detyruar D3 të gjuhës së huaj), për secilin maturant llogariten pikët që ai fiton, dhe që shërbejnë për të konkurruar për studime në programe të ndryshme studimi në IPAL.

Aplikacioni Piket e Mia është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment