Cream është një tweak i vogël për iOS që sjell ngjyrat e Control Center të Apple Watch në iOS. Nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse ta instaloni atë nga Cydia Store nëse keni një pajisje jailbroken, dhe më pas të bëni një respring dhe menjëherë butonat e Control Centr do të ngjyrosen kur janë aktivë.

Nëse jeni të interesuar, Cream mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment