Ray Tomlinson, i konsideruar si babai i email-it është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga kompania Raytheon, ku ai punonte. “Një pionet i vërtetë i teknologjisë, Ray ishte njeriu që na solli email-in në fillimet e përhapjes së kompjuterave,” tha në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i kompanisë.

Sipas tij, Tomlinson vdiq të shtunën në mëngjes teksa ndodhej në shtëpi, ndërsa nuk është ende e konfirmuar shkaku i vdekjes. Në një artikull të sajin, gazeta “Sydney Morning Herald” shkruajti se Tomlinson dyshohet të ketë vdekur nga një arrest kardiak.

Bota e teknologjisë shprehu hidhërim të thellë për vdekjen e Tomlinson, i cili konsiderohet si hero, falë shpikjes së vitit 1971, të programit ARPANET, paraardhësin e internetit, që i lejonte njerëzit të dërgonin mesazhe në kompjuter në servera të tjerë. Ai shpiku gjithashtu simbolin “@” për të thjeshtëzuar këtë proces.

“Faleminderit Ray Tomlinson për shpikjen e email dhe për vendosjen e “@” në hartë”, thuhej në një postim në Twitter nga zyrtarët e Gmail. Ndërsa pioneri i internetit Vinton Cerf e përshkroi vdekjen e tij si “lajm tepër të hidhur”.

I lindur në New York, Tomlinson u shkollua në Rensselaer Polytechnic Institute dhe MIT në 1960 dhe po punonte për kompaninë e kërkimit dhe zhvillimit Bolt Beranek & Newman, sot Raytheon BBN Technologies, kur shpiku email–in. Tomlinson u bë i njohur në kohën kur email – i u përhap në gjithë botën, falë shpikjes së itj. Ai është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme gjatë jetës. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment