Microsoft ka nisur marrjen e kërkesave për të prodhuar syzet HoloLens të cilat do të sjellin tek përdoruesi final teknologjinë e shfaqjes së imazheve nëpërmjet hologrameve. Kujtojmë që teknologjia e holografisë përkufizohet nga rregjistrimi i fushës së dritës, kundrejtë mënyrës klasike e cila është regjistrimi i imazhit. Në këtë mënyrë mund të ndërtohen objekte në 3 dimensione, dhe kjo arrihet duke riprodhuar të njëjtin fluks drite të rregjistruar më parë, të një imazhi.

Për të sjellë këtë teknologji tek përdoruesi, Microsoft dhe shumë kompani të tjera kanë nisur me kohë studimet për të sjellë në treg një produkt kompakt edhe të përdorshëm mbi të gjitha, i cili bazohet në teknologjinë e hologrameve. HoloLens është produkti që kompania në fjalë e ka zhvilluar në fshehtësi bashkë me inxhinierë të NASA edhe produkti nuk ka nevojë të lidhet me PC ose Smartphone për të funksionuar.


HoloLens integron një proçesor kryesor, një proçesor grafik, proçesor holografik si dhe shumë sensorë të tjerë. Për të nisur zhvillimin e programeve për këtë teknologji kompania ka vendosur të marrë porosi të syzeve nga zhvilluesit e programeve pasi kërkon që ato të testojnë këtë produkt dhe mbi të gjitha të krijojnë programe. Ajo që bie në sy është kosto e tyre, pasi nis nga 3000 $.

Përsa i përket karakteristikave, produkti do të instalojë një version të Windows 10, të quajtur Windows Holographic ku do të gjeni gjithashtu versionin e lojës Minecraft të realizuar me këtë teknologji. Produkti do të nisë të dorëzohet tek klientët nga fundi i muajit Mars dhe Microsoft e quan atë si "PC-ja me holograme më e avancuar, që bota ka parë". Ju mendoni se kjo do të jetë e ardhmja e teknologjisë? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment