iOS 9.3 ka një funksion të ri që ju lejon të mbroni me password ose Touch ID, shënimet tuaja. Kjo është një mënyrë e mirë për të ruajtur kodet dhe informacionet tuaja më delikate. Mqs shumë lexues të faqes tonë na kanë kërkuar një guidë se si t'i mbrojmë me password shënimet në versionin e fundit iOS 9.3, atëherë vendosëm të shkruajmë këtë artikull për ju.

Së pari, duhet të keni instaluar iOS 9.3 në pajisjen tuaj. Hapni aplikacionin Settings dhe zbrisni poshtë tek preferencat e Notes. Aty mund të zgjedhni password-in që dëshironi të përdorni, ose nëse dëshironi të shfrytëzoni Touch ID, mjafton të aktivizoni opsionin. Imazhi i mëposhtë mund t'iu vijë në ndihmë për të kuptuar më mirë se si duhet të veproni.


Tani mund të hapni aplikacionin Notes dhe të krijoni një shënim të ri, ose të hapni një që keni krijuar më parë. Duhet të shtypni butonin share që ndodhet lart djathtas, nga opsionet që do të hapen do të keni edhe një ikonë "Password Protect Note" për të mbrojtur me password shënimet tuaja.


Kur të hapni të gjitha shënimet, ju do të shihni listën e shënimeve me një kyç të vogël. Për t'i hapur ato, mjafton t'i klikoni sipër dhe të vendosni passwordin ose gishtin nëse keni aktivizuar Touch ID. Kjo është guida jonë, nëse keni ndonjë problem ose paqartësi, ju ftojmë të komentoni poshtë këtij artikulli dhe ne do ju ndihmojmë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment