Gjatë eventit të datës 21 Mars, ku u prezantuan produktet e reja të Apple, u prezantua gjithashtu edhe një teknologji e cila ka ngjallur kuriozitet tek të gjithë që ishin prezent. Prezantimi i kësaj teknologjie u bë duke e lidhur atë me mbrojtjen e planetit, temë e cila i përket të gjithë botës dhe jo vetëm shteteve të caktuara.

Konkretisht teknologjia ka të bëjë me krijimin e një rroboti inteligjent i cili do të çmontojë të gjitha pjesët fizike të iPhone që janë për tu ricikluar duke i dhënë mundësi kompanisë ti shfrytëzojë përsëri. Riciklimi i pjesëve të përdorura të çdo pajisje elektronike dhe jo vetëm, influencon ndjeshëm në klimën globale dhe synimi i çdo kompanie serioze është që të ulë sa më shumë ndikimin e prodhimeve të saj në ndryshimin e klimës.

LIAM, është roboti i krijuar nga inxhinierët e Apple për të ricikluar mbi 1.2 milion iDevice në vit dhe drejtuesit e Apple premtojnë se në të ardhmen kompania do të investojë më tepër në këtë sektor. Në fund të këtij artikulli mund të shikoni një video ku tregohet kjo teknologji në aksion. Gjithashtu Apple do të nisë menjëherë një program riciklimi për iPhone të dëmtuar. Nëse ju keni një të tillë, Apple do ta konvertojë atë në vlerë monetare ose në Gift Card, duke vlerësuar dëmtimin që produkti ka. Në ditët që vijojnë ne do t'ju sjellim më shumë detaje në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment