Ashtu siç pritej, iPhone SE është tashmë realitet dhe i shtohet listës së smartphone-ve Apple. Dizajni është ai i iPhone 5s, por në nivel hardware është mjaft i fuqishëm. I menduar enkas për përdoruesit që nuk i parapëlqejnë telefonat me përmasa të mëdha, por që nuk duan të heqin dorë nga potenca e këtyre të fundit.

iPhone SE, iPhone 6s dhe iPhone 6, duke lënë menjanë dizajnin dhe përmasat, cilat janë karakteristikat teknike dhe diferencat midis tyre? Redmondpie.com ka publikuar një imazh që grupon  çdo gjë që duhet të dimë rreth këtyre pajisjeve. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment