Mungojnë vetëm pak orë nga konferenca e Apple, ku priten risi për sa i përket iPhone, iPad dhe Apple Watch. Eventi do të mbahet sot, 21 Mars në orën 10:00 (18:00 me orën shqiptare) pranë kampusit të Infinite Loop në Kupertino, Kaliforni. Stafi jonë do ta ndjekë live këtë event që do të transmetohet në streaming në faqen e Apple dhe menjëherë do të publikojmë edhe artikujt e detajuar rreth produkteve që do të prezantohen.

Produkti kryesor që pritet të prezantohet gjatë kësaj konference është sigurisht iPhone SE, smartphone me ekran 4 inç dhe hardware shumë të ngjashëm me iPhone 6 dhe një dizajn që nuk duhet të ndryshojë shumë nga iPhone 5s. Gjatë këtyre muajve kemi raportuar thashetheme të ndryshme rreth karakteristikave të kësaj pajisjeje, megjithatë është mjaft e mundur që të bëhet fjalë për një iPhone të ngjashëm me iPhone 5s por me këdet pak më të rrumbullakët. Do ta zbulojmë pas pak orësh!

Njohim më shumë gjëra për sa i përket iPad Air 3, ose më mirë iPad Pro, pasi duhet të jetë modeli me ekran 9.7 inç i modelit aktual iPad Pro me 12.9 inç. Do të ketë 4 speaker, Smart Connector për aksesorët e palëve të treta duke përfshirë edhe një tastierë, mbështetje për Apple Pencil, proçesor A9X me 4GB RAM. Karakteristikë ekskluzive do të jetë fotokamera 12 Megapixel dhe videot 4K, plus Flash LED.

Një hapësirë gjatë konferencës së Apple duhet ta kenë edhe aksesorët e rinj për Apple Watch dhe përditësimet e iOS, OS X, tvOS dhe watchOS. Për më tepër, qëndroni me ne! /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment