Apple mund të ndryshojë tërësisht ekranet e telefonit të ardhshëm iPhone në vitin 2017. Bazuar në një raport, kompania thuhet se është duke kaluar tek ekranet OLED. Megjithatë, supozohet se një teknologji e tillë nuk do të arrijë të paktën deri në vitin 2018.

Ekranet OLED iu lejojnë telefonave të mençur të shpenzojnë më pak bateri sepse ata nuk kanë nevojë të ndriçojnë pixel-at e zi, përveç atyre që ofrojnë ngjyrë. Po ashtu, ofron një të zezë shumë të mbyllur sepse pjesët e zeza të ekranit janë aktualisht të zeza dhe nuk kanë nevojë të ndriçohen me një të zezë shtesë. Kjo do të jetë e mundur përmes një marrëveshje që vlen më shumë se 12 miliardë dollarë me kompaninë Samsung dhe LG, që do prodhojnë këto ekrane.

Ende mbetet e paqartë nëse këto ekrane do të detyrojnë të ndryshojë dizajnin e telefonave të ardhshëm, por pasi i ndihmon shumë baterisë dhe ofron ngjyra të mira, ekranet OLED gjithashtu marrin më pak hapësirë. Kjo gjë mund t’i lejojë telefonave të bëhen edhe më të vegjël. Sidoqoftë, kjo teknologji tashmë është përdorur për Apple Watch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment