Në këtë artikull do t'ju sjellim disa imazhe që vijnë nga një portal mjaft i famshëm në Kinë, Weibo. Në faqen zyrëtare të Weibo është publikuar një artikull në të cilin shfaqet një prototip fotokamere me 2 lente ose ajo që quhet "dual camera". Sipas Weibo, kjo teknologji do të integrohet në iPhone 7 Plus i cili do të vij në treg gjatë këtij fund viti.

Sipas ekspertëve ky prototip mund të jetë edhe i ndonjë kompanie tjetër që prodhon SmartPhone, por elementi që hedh poshtë këtë teori është numri 821 që shfaqet në numrin serial të prototipit. Ky numër është përdorur edhe në të kaluar nga Apple, për të identifikuar elementët e fotokamerës. Pra sipas ekspertëve prototipi mund të jetë prodhuar për Apple.


Çfarë funksioni mund të sjellin 2 fotokamera në iPhone?
Sipas ekspertëve përdorimi i dy lenteve do ti lejojë përdoruesit të zmadhojë ose të bëjë zoom analog 1-3x. Kjo do të thotë se fotot dhe filmimet do të kenë një qartësi dhe kualitet më të lartë në detaje. Aktualisht pjesa më e madhe e Smartphone integrojnë vetëm zmadhimin dixhital i cili krijon humbje kualitetit dhe detajesh nëse përdoret.

Tjetër lajm interesat që vjen, është edhe prezantimi i dy versioneve të iPhone 7 Plus, ku njëri do të integrojë teknologjinë Dual Camera dhe tjetri jo. Gjithsesi nga Apple nuk ka asnjë lajm zyrëtar për këtë teknologji dhe gjithçka do të qartësohet në ditët që vijnë. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment