Ndër karakteristikat e iPad Pro të deklaruara në faqen zyrtare, shfaqet edhe një detaj i ri mjaft interesant. Për herë të parë, versioni cellular do të ofrohet me një sistem të integruar të Apple SIM. Bëhet fjalë për pajisjen e parë Apple që do të integrojë kartën e saj SIM, që nga debutimi i saj në vitin 2014.

Për të gjithë ato që nuk e njohin, Apple SIM ofron mundësinë e navigimit kur jemi në lëvize, duke blerë direkt nga pajisja planin tarifor që dëshirojmë të përdorim. Kjo nuk do të thotë që iPad Pro 9.7" nuk pranon karta SIM të tjera, faktikisht pajisa ka një vend edhe për kartat nano-SIM klasike që ofrohen nga operatorët mobile. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment