Sipas 9to5mac, një nga portalet më të mëdha Amerikane, Apple do të prezantojë në eventin e fund muajit edhe një version të iPad Air, gjenerata e tretë. Ky produkt do të montojë chip-in A9x, Smart Connector si dhe Apple Pencil për të komunikuar me ekranin.

Pritet gjitashtu që kosto të jetë duke filluar nga 599$ për versionin me 32 Gb dhe vetëm WiFi. Gjithashtu do të keni mundësi të blini edhe versione me 128Gb por çmimi i tij akoma nuk është i qartë. Mendohet se Apple do të mbajë në treg versionin iPad Air gjenerata e dytë, pra versionin aktual, i cili do të vazhdojë të kushtojë 499$ por do të konsiderohet si versioni ekonomik i kësaj linje.

Në eventin e fund muajit pritet që Apple të publikojë gjithashtu edhe një version ekonomik të iPhone i cili do të quhet SE përveç përditësimeve të sistemeve operative si iOS apo Watch OS. Të gjitha risitë ne do ti përcjellim nëpërmjet artikujve të detajuar kështu që ju ftojmë të na ndiqni më tej. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment