Sipas zërave të fundit, Apple mund të ketë vështirësuar punën e hakerave që po punojnë për Jailbreak iOS 9.2.1 dhe 9.3, duke mbyllur një exploit të rëndësishëm që ishin duke shfrytëzuar hakerat e Pangu Team. Një lëvizje që mund të ketë të bëjë edhe me ngjarjet e fundit që kishin si protagonist Apple dhe  FBI.

Kjo mund të thotë se në të ardhmen do të jetë akoma më e vështirë të bëjmë Jailbreak dhe se hakerat do të mundohen t'i ruajnë sa më shumë exploit-et e zbuluar, për t'i përdorur ato në versionet më të rëndësishme iOS.

Për momentin nuk është ende e qartë se si Apple ka arritur të identifikojë këto exploit. Tani me shumë mundësi hakerat do të presin iOS 9.3 për të lëshuar Jailbreak. Kështu që do të jetë e pamundur që të shohim një jailbreak ekskluziv për iOS 9.2.1. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment