Apple sapo ka lëshuar zyrtarish për të gjithë përdoruesit, versionin e ri iOS 9.3 për iPhone dhe iPad, të cilin mund ta instaloni që tani në pajisjet tuaja. Ju këshillojmë ta shkarkoni nëpërmjet iTunes, pasi në këtë mënyrë nuk do të keni probleme për të kryer Jailbreak, nëse ky i fundit do të lëshohet në ndonjë të ardhme të afërt. Por nëse nuk keni mundësi, mund ta instaloni edhe direkt nga iPhone ose iPad nëpërmjet funksionit OTA.

Risitë që sjell ky version janë po ato që kemi parë bashkë në versionet beta. Ja një pëmbledhje e funksioneve kryesore:

  • Funksioni i ri Night Shift që bazohet në gjeolokalizimin dhe orën e pajisjes tuaj iOS, për të kuptuar nëse Dielli është duke perënduar për të ndryshuar kështu ngjyrat e ekranit duke përdorur disa gradë më të nxehta të spektrit: atë që nuk na i dëmtojnë sytë.
  • Me një password ose gjurmën e gishtit, tani mund të mbroni shënimet tuaja brenda aplikacionit Notes që përmbajnë informacione të rezervuara. 
  • Në aplikacionin Health tani ka një menu të ri për të zbuluar aplikacionet që duhet të shtoni në kuadrin e të dhënave tuaja. 
  • CarPlay pasurohet më shumë funksione të domosdoshme, si për shembull funksioni "New" dhe "For You" në Apple Music, me këngë, artistë dhe albume të seleksionuara nga ekspertët e redaksisë Apple. 
  • Të reja edhe për sektorin Educational.

Këto janë vetëm disa nga funksionet bazë të iOS 9.3, por ka edhe shumë të tjera që mund t'i zbuloni duke lexuar artikujt tonë të dedikuar versioneve beta, ose duke instaluar iOS 9.3. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment